Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë është më shumë se një shfaqje teatrale mes dy shteteve. Ajo mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore, thotë analisti Rainhard Veser. Athina nuk dëshiron të lejojë që Maqedonia të ketë të njëjtin emër si një krahinë e Greqisë, duke bllokuar prej vitesh çdo afrim të fqinjit të saj verior me BE-në dhe NATO-n. Kjo gjë ka çuar në orientime autoritaro-nacionaliste në Maqedoni, të cilat pothuajse do ta kishin shpërbërë këtë vend. Pasojat për shtetet përreth do të ishin të paparashikueshme”, vijon analisti. Mundësia e re për të arritur një zgjidhje për mosmarrëveshjet për emrin u bë e mundur fale një kthese demokratike në Maqedoni. Por ajo do të rrezikohet seriozisht nëse Athina, do t’i rikthehej sërish qëndrimit kokëfortë e nxitur nga demonstratat masive nacionaliste.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Pacolli: Do të vijë shumë shpejt drejtësia për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së
Në përvjetorin e katërt të arrestimit të eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup …