Në kazermën "Skënderbeu" të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KDS-së

Në kazermën “Skënderbeu” të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KDS-së

Në kazermën “Skënderbeu” të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Komandanti i deritanishëm, gjeneral brigade Enver Cikaqi ia dorëzoi detyrën komandantit të sapoemëruar gjeneral brigade Irfete Spahiu. Gjeneral brigade Irfete Spahiu është oficerja e parë grua, e graduar më këtë rang, nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe oficerja e parë në detyrën e komandantit të KDS-së. Në ceremoni morën pjesë ministri e FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe të ftuar të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …