Në Skenderaj konfiskohen produkte me afat të skaduar

Sektori i Inspektoratit i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt, gjatë aktiviteteve inspektuese në terren, në inspektime të rregullta dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka hasur në produkte ushqimore dhe joushqimore të cilat nuk i përgjigjen tregut, qoftë për shkak të konsumimit të afateve të përdorimit, dëmtimeve të ndryshme dhe dyshimet për prejardhjen e tyre (pa fatura). Konform Ligjit, këto produkte si të rrezikshme për konsumatorin, janë konfiskuar dhe këto produkte tashmë janë asgjësuar. Ndaj subjekteve ku janë hasur këto produkte, po ashtu konform ligjit janë shqiptuar masa ndëshkimore. Gjithsejtë janë 824 produkte me peshë afërsisht 200kg. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt, që në rast se hasin në parregullsi gjatë marrjes së shërbimeve të ndryshme, të paraqiten në zyrët e Inspekcionit të cilat gjenden në katin e parë në objektin e Komunës së Skenderaj, apo edhe të kontaktojnë direkt në numrin e tel: 028582090. Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për luftimin e informalitetit dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …