92,9 % e maturantëve kaçanikas kalojnë testin e maturës

Maturantët nga Komuna e Kaçanikut janë treguar mjaft të suksesshëm në testin e maturës, të cilin provim e kanë kaluar 92,9 %  e maturantëve në Kaçanik. Drejtori për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Kaçanikut Enver Kamishi, është ndarë i kënaqur me rezultatet e arritura të testit të maturës të mbajtur me 14 dhe 24 qershor, ndërsa theksoi se krahasuar me vitin e kaluar sivjet rezultatet e provimit të maturës janë ngritur për 15 %.  Drejtori Kamishi uroi nxënësit maturantë për sukseset e arritura, ndërsa u dëshiroi atyre suksese në rrugëtimin e mëtejmë. Nga ana tjetër Hajrush Dullovi, zyrtar për arsim të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë ka thënë se në nivel komunal, kalueshmëria e maturantëve kaçanikas është 92,9 %  që krahasuar me vitin paraprak (67,86 %) është shënuar rritje. Dullovi ka thënë se sivjet testit të maturës iu kanë nënshtruar gjithsej 325 maturantë ndërsa 302 prej tyre e kanë kaluar atë. Në gjimnazin “Skënderbeu” nga gjithsej 230 maturantë, testin e maturës e kanë kaluar 227 prej tyre apo 98,7 %  ndërkohë që  vetëm 3 nxënës do t’i nënshtrohen të njëjtit test në afatin e gushtit, ndërkaq në Shkollën e Mesme Profesionale “ Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka” nga 95 nxënës, sa iu kanë nënshtruar testit, atë e kanë kaluar 75 prej tyre  apo 78,9 % .

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …