leoni

MPB e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e forenzikës

MPB e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e forenzikës

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit përkatësisht Instituti i Policisë Shkencore i Republikës së Shqipërisë.  Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi në mes të AKF-së dhe IPSH-së, është tejet i rëndësishëm në luftimin, parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit në të dy vendet. Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit në fushën e policisë shkencore, shfrytëzimin e kapaciteteve të laboratoreve të kriminalistikës, shkëmbimin e ekspertëve dhe ekspertizës. Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është të bëjë intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkët, si dhe vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit dhe zbulimit të ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, Memorandumi i Bashkëpunimit ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet AKF- së dhe IPSH–së për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit në zbatimin e shkencave ligjore si dhe për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave më të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …