Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Yllit nuk i ngjitet balta

Ylli dritëroi, kur pakkush guxoi

dritën e tij ta zinte n’gojë,

nga droja se terri do ta pushtojë.

Kush ndoqi rrugën e tij,

u ngri në akull,

u përballë me stuhi.

Ata që dikur nuk bënin,

as gek dhe as mek,

dje u gëzuan,

u zgërdhinë,

s’pushuan duke qeshur,

thanë e ç’ nuk thanë,

për atë që mbeti përjetë

me emër në tokë e në det….!!!

Ju që nuk ju lëshoi dehja,

moti ju janë ngatërruar dita e nata,

kot keni gjuajtur –

Yllit nuk i ngjitet balta !

 

28 korrik 2018

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Cami: FESTA E ÇLIRIMIT TË ZERQANIT MË 3 GUSHT 1943

Mora pjesë në Festën e Çlirimit të Zerqanit më 3 gusht, 2026 Përshëndes gjithë të …