Rrustem Berisha

Ministri, Berisha, dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga

Me rastin e vdekjes së ish ministrit të mbrojtjes së republikës së Shqipërisë zotit Luan Hajdaraga, ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen, bashkëpunëtorët dhe institucionet e shtetit shqiptar. “Me dhembje të thellë e mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Luan Hajdaraga, si Ministër i Mbrojtjes do të mbahet mend veçanërisht për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer dhënë luftës çlirimtare. Në emër të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në emër timin personal, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdaraga, miqtë e të ndjerit si dhe Institucionet e Republikës së Shqipërisë”!

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …