Në shtator nuk do të jetë në rend dite raportimi tremujor për Kosovën gjatë kryesimit të KS nga nga SHBA-të

Britania konsideron se gjendja në Kosovë është e mirë dhe se nuk ka nevojë për debat në Këshillin e Sigurimit

Britania e Madhe, e cila nga nesër kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka ndërmend që ta evitojë organizatën e Kombeve të Bashkuara që gjatë muaj gusht të mbajë mbledhjen e rregullt për situatën në Kosovë. Kjo do të ishte hera e parë që në East River në lidhje me këtë temë të mos diskutohet për periudhën tremujore, kanë njoftuar mediet serbe (Vecernje Novosti). Sipas këtyre burimeve, aktualisht po debatohet për programin e punë së Këshillit të Sigurimit për muajin e ardhshëm dhe Londra nuk e ka futur temën për Kosovën dhe nuk do ta fusë, sepse konsideron se gjendja në Kosovë është e mirë dhe se për këtë nuk ka nevojë. Këto burime kanë thënë se një gjë të tillë në mënyrë të ashpër po e kundërshtojnë Kina dhe Rusia, kurse rezultati i kësaj lufte diplomatike do të duhej të dihej deri në fund të kësaj jave.  

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …