U formua Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin me emrin e tij, në Prishtinë

U formua Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin me emrin e tij, në Prishtinë

Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës është formuar Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”. Komisioni ka për obligim që të fillojë procedurat për shpalljen e konkursit, përzgjedhjen, rregullimin e hapësirës në lokacionin sheshi “Adem Demaçi”, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të punëve deri në vendosjen e shtatores. Po ashtu ky komision ka për obligim që të fillojë procedurat e emërtimit të autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi”. Komisioni ka për obligim që të përgatisë propozimin për emërtimin e Parkut të Qytetit -“Parku Adem Demaçi”, dhe procedimin e të njëjtit në Komunën e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …