Komuna e Skenderajt po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka inspektuar punimet në trasimin dhe asfaltimin e rrugicave në Klinë të Ulët. Nënkryetari Lushtaku, theksoi se, së bashku me stafin jemi duke u kujdesur që të gjitha projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Skenderajt të realizohen sipas standardeve të parapara në planet implementuese. Po ashtu, ndër të tjera pohoi se këto punime që janë duke ndodhur janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të kësaj pjese, andaj kërkoi të kontribuojnë në përgjegjësinë e punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …