Brickos

Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Kryeministri dënon gjuhën fyese kundër Turqisë, por kursen Gjergj Dedën (!)

Kryeministri, Haradinaj, ka reaguar sërish lidhur me deklaratat dhe gjuhën fyese kundër Turqisë, por nuk dihet pse nuk e ka përmendur zyrtarin e lartë të Qeverisë së tij, Gjergj Deda të cilin e ka emëruar në postin e zëvendës-ministrit të Jashtëm. Qeveria, gjithashtu, dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë”, ka shkruar kryeministri.

Ministri Pacolli dhe zëvendësi Hoxhaj kanë dënuar verbalisht djegien e Flamurit të Turqisë, por nuk kanë folur asnjë fjalë për kolegun e tyre, inspirues, i cili duke  qenë se mbanë emrin Gjergj, pretendon të bëhet edhe Kastriot, sidomos kur i kujtohet dajaku shpinës, në Drenicë, gjatë kohës së luftës. Shantazhi, që po i bën Qeverisë së Kosovës, Gjergj Dedaj tregon se sa e brishtë, sa e plogësht dhe e pa princip është kjo qeveri me 20 ministra  e 1oo zëvendësministra, të cilët nuk dinë çka është përgjegjësia dhe shumica syresh, duke mos pasur punë, sillen si kapadainj dhe marrin nga 2500 euro rroga mujore në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …