Brickos

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë së ideja për korrigjim të kufijve është e rrezikshme

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë së ideja për korrigjim të kufijve është e rrezikshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar sot me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi. Në këtë takim, Kurti e informoi Kamberin rreth diskutimeve që kishte Kryesia e Vetëvendosjes në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanovci,. Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se ideja për korrigjim të kufijve është e rrezikshme sipas tij, dhe se  një propozim i tillë duhet të përfshijë si tërësi Kosovën Lindore dhe jo të ndarë nga njëra tjetra. Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit. Të dy palët u pajtuan për kontakte, komunikim, takime e bashkëpunim të vazhdueshëm”, u bë e ditur në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …