Kryeministri Haradinaj: Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e UÇK-së ishte luftë e të gjithëve neve

Kryeministri Haradinaj: Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e UÇK-së ishte luftë e të gjithëve neve

Falë sakrificës së brezave dhe dëshmorëve që i kujtojmë sot, ne si popull jemi të lirë dhe rruga jonë është rrugë e lirisë dhe rruga e popujve të lirë evropianë. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në akademinë përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi. Fillimisht ai bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh tek lapidari kushtuar dëshmorëve Lleshi. “Nderi i këtij vendi është edhe më i hershëm. Jemi në vendin, trevën që ka dhënë njerëz të zotë në të gjitha kohërat”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nga kjo familje edhe në Luftën e Dytë Botërore kishte të rënë, e në luftën e fundit, ndër familjet e rralla që dha katër dëshmorë”, tha ai. Haradinaj, duke theksuar veçantinë e kësaj familje, tha se ata nuk e përqafuan luftën, por e bënë atë. “Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e shqiptarëve, e UÇK-së ishte luftë e të gjithëve, luftë e jona. E kemi për nder sot që të përulemi me respekt para memorialeve të dëshmorëve Lleshi. Ishim shqiptarë edhe atëherë kur këndej kanë kaluar plot e plot fuqi e bota, disa prej të cilave kanë lënë gjurmët e veta, por gjurma më e mirë në trojet tona jemi ne vetë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …