leoni

FSK-ja dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

FSK-ja dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

Në Ministrinë e FSK-së,  filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton ,,një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, nga pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civilë të MFSK-së. Aksionit, si gjithherë, edhe sot  i janë  përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24,  numër ky që parashihet të rritet,  bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore.

Në mesin e dhuruesve të gjakut janë edhe oficerët e lartë të FSK-së, ndër të cilët  është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli,  i cili pa hezitim i është përgjigjur aksionit për të dytën herë brenda këtij viti.  Ai me këtë rast tha: ,,Ashtu siç është edhe misioni i institucionit, përgjigje në raste emergjente, ashtu është edhe motoja jonë: Të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë njerëzish, jetën e qytetarëve tanë në rast nevoje. Bashkëpunimi i MFSK-së dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës  është shumë i mirë dhe ne si FSK çmojmë lart misionin e QKTGJK, prandaj edhe aksioneve të tilla u përgjigjemi gjithmonë”.

Si të gjitha aksionet për dhurimin  e gjakut, edhe  ky i sotmi është organizuar në bashkërendim të plotë të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të MFSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, i filluar sot në Ministri, sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …