Takim me menaxherë dhe mbikëqyrës të projekteve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar në takim të gjithë menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve që janë të parapara për këtë vit. Në këtë takim u diskutua për projektet qe kanë filluar të realizohen dhe ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Muharremaj, për secilin projekt ka kërkuar përgjigje se deri ku kanë arritur punimet, si është punuar dhe çka duhet të punohet. Ai me listën e planifikuar të projekteve kapitale ka diskutuar me të gjithë dhe ka kërkuar nga ata që ti përmbahen kontratave për cilësi dhe kohë. “Nuk lejoj assesi që realizimi i projekteve të zvarritet, e as që të punohet shkel e shko. Çdo punë duhet të pranohet teknikisht dhe të kryhet sipas afatit të paraparë në kontratë”, ju ka thënë kryetari Muharremaj, të pranishmëve në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Rama për ligjëratën e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda” thotë se është i indinjuar, dhe s’ka pasur as leje as koordinim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me mbajtjen e një aktiviteti  …