Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, Daniel Maksymiuk

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti takon ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, Daniel Maksymiuk

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga kordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, u takuan sot me ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e rajon, për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit, të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre dhe raportet me BE-në dhe NATO-n. Ndër të tjera, Kurti i shpalosi pikësynimet e Lëvizjes Vetëvendosjes për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror. Duke qenë njëra ndër shtetet më përparimtare sa i përket transparencës qeverisëse, zhvillimit socio-ekonomik dhe lirive civile, Kanadaja paraqet një model të shkëlqyeshëm të shtetit social nga i cili Kosova mund të marrë shembull. Në fund të takimit dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunime të mëtutjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …