Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj paralajmëron masa reciproke ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Serbisë pas ndalimit për herë të dytë të profesorit Hivzi Islami në kufi, tek sa ky i fundit po shkonte në shtëpinë e tij.

Hoxhaj tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se do të vendosen masat reciproke. “Serbia njëanshëm po i ndalon shqiptarët të kthehen në pronat e tyre në jug të Serbisë. Sot përsëri iu ndalua hyrja profesorit Hivzi Islami pa asnjë shpjegim. Kjo është shkelje serioze e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes. Do të marrim masa reciproke,” ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Twitter”.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …