Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Liridashësit e Kosovës Lindore mbështesin të drejtën e tyre historike dhe etnike për t iu bashkuar Kosovës

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Shefket Musliu, idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka vlerësuar si diçka të domosdoshme dhe që duhet të përkrahet. po ashtu edhe Nazmi Hajredini, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Preshevë, ka thënë se shpresa për përfshirjen e kësaj zone në Kosovë i ka mbajtur gjallë ndër vite të gjithë ata që kanë kontribuar për çështjet kombëtare. Korrigjimi i kufirit me Serbinë  si element që do të diskutohet në bisedimet në Bruksel mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, ka mbështetjen edhe të krahut politik të UÇPMB-së. Shaqir Shaqiri, ish-zëdhënës i Këshillit Politik të UÇPMB-së ka thënë se ideja e presidentit do të duhej të gjejë përkrahje nga të gjitha nivelet e veçanërisht nga klasa politike që vepron në Luginë. Arritja e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe ngritja e nivelit të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Buajnoc, do të mund të arrihej me përfshirjen e kësaj zone në kuadër të Republikës së Kosovës, konstatojnë  ish udhëheqësit e luftëtarëve të UÇPMB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …