Stefanoviq: Serbia ka argumente të forta policore, ligjore dhe politike që Kosova nuk mund të jetë pjesë e Interpolit

Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dënon thirrjen e opozitës serbe për puç dhe gjakderdhje

Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq e ka dënuar thirrjen e opozitës serbe, të drejtuar nga Dragan Gjilas, Bashko Obradoviq dhe Vuk Jeremiq, për puç dhe gjakderdhje. Ai ka theksuar se kjo mundet vetëm dëm t’i sjellë Serbisë, kështu që iu ka bërë thirrje qytetarëve të Serbisë që ta shohin dallimin ndërmjet njerëzve që dëshirojnë t’i masin forcat dhe Aleksandar Vuçiqit i cili sipas tij po e bën më të mirën për popullin e tij. Tweet-i i sotëm i liderit të partisë opozitare serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq përmes të cilit i bën thirrje ushtrisë dhe policisë që ta arrestojnë Vuçiqin për shkak të pajtimit për ridefinim të kufirit me shqiptarët në Kosovë, për Stefanoviqin është shembull shkollor i thirrjes për puç dhe gjakderdhje. Ai për Tv Pink ka thënë se është zor e mendueshme që njerëzit që kanë më pak moral dhe të drejt njerëzore si Gjilasi, Obradoviqi dhe Jeremiqit, t’i bëjnë pengesa të çfarëdo lloji kryetarit  të Serbisë, veçanërisht për temën e Kosovës shkruajnë  mediet e Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …