Agim Bahtiri: Koalicioni qeverisës në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ndodhë pasi që nuk ka opsion tjetër

Agim Bahtiri tregohet i gatshëm për ta mbrojtur Mitrovicën në tavolinë por edhe në rrugë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se Mitrovica është e vendosur të mbrojë çdo pëllëmbë të Mitrovicës, dhe sipas tij, kufijtë nuk do të lëvizin. Do ta mbroj fuqishëm edhe në tavolinë por po qe nevoja edhe në rrugë”, tha ai duke folur edhe për deklaratat e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili thotë se nuk do të ketë ndarje por afrim të Luginës së Preshevës me Kosovën. “Me sinqeritet i kam thënë se po se lëvizë vetëm një hap në atë drejtim, pra në ndarje të Kosovës, po iu garantoj se Thaçi do të rrëzohet. Çdo njeri që guxon të prek territorin e Kosovës, do të jetë në rrëzim të shtetit. U bëj thirrje politikanëve të mbrojmë truallin e të parëve tanë”, tha ai. Agim Bahtiri, e di më së miri se ai është kryetar i pjesës së jugut të Mitrovicës, ndërsa në veri nuk del dot as për shëtitje të rastit. E di po ashtu se kufijtë janë vendosur padrejtësisht, pasi edhe Lugina është e Kosovës, ashtu si veriu i Mitrovicës dhe po qe se lëvizin kufijtë kërkohet bashkimi kombëtar. Nëse preken kufijtë, atëherë do bëhet luftë ballkanike edhe dihet se shqiptarët do të dalin fitues”, tha kryetari i Mitrovicës. Është vështirë të dihet saktësisht se çka do dhe çka nuk do kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për veç faktit se dëshiron të jetë kryetar i komunës së ndarë të Mitrovicës, aq i mjafton.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …