Ministria e Infrastrukturës: Do të mbyllen qendrat e kontrollit teknik që nuk i përmbushin kriteret e rregullsisë

Ministria e Infrastrukturës: Do të mbyllen qendrat e kontrollit teknik që nuk i përmbushin kriteret e rregullsisë

Ministria e Infrastrukturës ka shprehur përkushtim në shtimin e masave të sigurisë në trafik duke paralajmëruar mbikëqyrje të rreptë edhe ndaj kontrolleve teknike. Ata kanë pohuar se do të ketë zbatim të përpiktë të ligjit për automjete e mes tyre nën monitorim rigoroz do të jenë edhe autoambulancat, autobusët, furgonët, taksitë, makinat e zjarrfikësve dhe automjete të tjera të shërbimeve emergjente. Eset Berisha, këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, e ka konfirmuar iniciativën e kësaj ministrie lidhur me vëzhgimin dhe mbylljen e qendrave të kontrollit teknik që nuk i përmbushin kriteret e rregullsisë teknike. “Është një numër i veturave të cilat duhet t’iu nënshtrohen kontrollimeve teknike gjashtëmujore. Sipas evidencës sonë është një numër mjaft i madh i veturave të cilat këto kontrolle teknike gjashtëmujore nuk i kanë kryer”. “Sipas Udhëzimit Administrativ 1/2018 parashihet edhe si masë pezullimi i licencës, dhe revokimi i licencës”. Ky vendim është mirëpritur nga drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, ndërkaq sipas ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmetit, masat e ndërmarra nga ministria do të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …