Marrëveshja e OHRIT

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, pas 17 vitesh, lë shumë për të dëshiruar

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, pas 17 vitesh, lë shumë për të dëshiruar edhe pse ky dokument ishte paraparë të përmbyllet në afat prej katër vitesh. Në bazë të dokumentit kornizë të Marrëveshjes së Ohrit i cili i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni gjatë vitit 2001, konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se pikërisht në këtë drejtim është sfiduar Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar sfidat e zbatimit të Ligjit të gjuhëve me anë të së cilit mundësohet përdorimi më i zgjeruar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit.  Lidhur me këtë çështje për gati pesë muaj po vazhdon beteja mes Parlamentit dhe Presidencës rreth nënshkrimit të Ligjit të gjuhëve nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Zëvendës-kryeministri përgjegjës për çështjen e integrimeve, Bujar Osmani, të hënën tha se me miratimin e Ligjit të gjuhëve përmbyllet pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …