Tri vjet me parë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi

20 vjet më parë, Adem Demaçi nga SHP i UÇK-së e kishte detyrën e përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

20 vjet më parë, më 13 gusht të vitit 1998,  Adem Demaçi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte detyrën e përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar se ardhja e Demaçit në krye të përfaqësimit politik të kryengritjes së armatosur të popullit të Kosovës të prirë dhe të organizuar nga UÇK-ja shënonte moment të veçantë ndonëse të natyrshëm edhe për UÇK-në edhe për Bacën Adem.  “Detyrën e mori në një kohë kur UÇK-ja kishte pësuar goditje të mëdha në terren. Por, vështirësitë objektive për Bacën Adem ishin veçse shans për kalitje subjektive. Ai menjëherë themeloi zyrën e UÇK-së në Prishtinë dhe vetëm disa ditë më vonë filluam publikisht punën në lagjen ‘Tophane’ në një shtëpi njëkatëshe. Diplomacia ndërkombëtare nisi ta konsideronte e trajtonte UÇK-në në nivel cilësisht tjetër”.  “Gjatë atyre gjashtë muajve e gjysmë, nën udhëheqjen e Bacës Adem, është bërë shumë punë me shumë rrezik. Por, të atilla janë situatat e hoveve kolektive të popujve përgjatë historisë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …