Lumezi

Lumezi: 19 mijë persona jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benificione nga shteti

Sipas kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benificione nga shteti. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lumezi tha se prokurori që ka dhënë dorëheqje Elez Blakaj, ka bërë një “projekt-akuzë” ndaj disa personave për këtë rast dhe që i është dorëzuar prokurorit të Prokurorisë Speciale për sugjerime të tjera. I pyetur nëse Prokuroria ka frikë nga politika, ai ka thënë se “politikanët duhet të kenë frikë nga prokurorët, jo e kundërta”. Ai tha se Prokuroria e Kosovës tashmë ka lëshuar 63 urdhër-arreste për krime të luftës, me të cilën janë marrë vetëm dy prokurorë duke përfshirë tashmë edhe prokurorin e dorëhequr Blakaj. Lumezi tha se nuk e di se kur do të lëshohen aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë dhe sipas tij kjo Prokurori ende është duke bërë hetimet.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …