Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marr me shqetësim lajmin për vërshimet në Suharekë. Ai ka kërkuar mobilizimin e të gjitha institucioneve për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune. Menjëherë kam kërkuar nga FSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane. Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e kësaj komune, z. Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë. Si Qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …