Avni Arifi

Avni Arifi: Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si formë e avancimit të pozitës së komunitetit serb në Kosovë. Arifi ka shkruar se në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka konsensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit. “Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do të shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kalojë”, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …