Mbahet dëgjimi i radhës buxhetor në Skenderaj

Është mbajtur të mërkurën pasdite dëgjimi i radhës buxhetor, me banorë të qytetit të Skenderajt dhe përfaqësues të lagjeve të fshatit Klinë e Poshtme. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke folur për ciklin e dëgjimeve buxhetore me publikun, ka përmend rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe planifikimet për vitet 2020-2021. Edhe drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, ka fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjime, pasi në këtë mënyrë, ata bëhen hisedarë dhe bashkë-hartues të buxhetit. Qytetarët ndërkaq, kanë paraqitur kërkesa të ndryshme, kryesisht të infrastrukturës rrugore brenda zonës urbane, kanalizime, ujësjellës, por edhe projekte që lidhen me artin dhe kulturën. Kryetari Jashari dhe drejtori Berisha janë zotuar se pas përfundimit të këtyre dëgjimeve, Ekzekutivi i Skenderajt do të shqyrtojë pikë për pikë çdo kërkesë që është paraqitur gjatë ciklit të dëgjimeve, dhe më pas do të hartohet lista me prioritete, varësisht nga nevoja për investime në komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …