ASHNA ndihmon Kryeqytetin me të dhëna meteorologjike

ASHNA ndihmon Kryeqytetin me të dhëna meteorologjike

 Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, nënshkruan Marrëveshje  Mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meterologjike për këtë të fundit. Palët, përmes kësaj marrëveshje u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore. Nga këto të dhëna Kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Marrëveshja u nënshkrua nga Menaxheri i Departamentit Meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci dhe Nënkryetari njëherit Drejtor i Drejtorisë së Administratës i Kryeqytetit Muhedin Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …