Komuna e Malishevës ka vazhduar takimet me qytetarët për hartimin e buxhetit për 2019

Në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit për vitin 2019, përkatësisht marrjen e propozime nga qytetarët për orientimin e investimeve kapitale, mbrëmë janë mbajtur takime me qytetarët e Malishevës, Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, ndërsa në këto takime kanë marrë pjesë i pari i Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për buxhet dhe financa Valon Mazreku, të cilët kanë prezantuar buxhetin për vitin 2019. Në takimin me banorët e qytetit të Malishevës, kryetari Begaj dhe nënkryetari Berisha, kanë thënë se qyteti do të jetë prioritet në vitet në vijim, me qëllim të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, pastaj shtratin e lumit, një shkollë, një çerdhe dhe disa investime tjera, pasi Malisheva i ka specifikat e veta, edhe si qytet edhe si qendër komunale. Po ashtu edhe në takimin me banorët e Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, është biseduar për orientimin e investimeve kapitale për vitin 2019, ku është prezantuar buxheti për investime kapitale, ndërsa janë marrë propozimet e banorëve për orientim të buxhetit. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka paraqitur buxhetin e ndarë për Komunën e Malishevës, për vitin 2019, me theks të veçantë për investimet kapitale dhe ka kërkuar nga qytetarët që përmes propozimeve të tyre, ti orientojnë investimin e 4.3 milion eurove, sa i ka Malisheva për investime kapitale për vitin 2019. Gjatë takimit me banorë në qytetin e Malishevës, banorët kanë kërkuar që të ndërtohet edhe një objekt shkollor, një çerdhe, të zgjerohet ndriçimi publik, të rregullohet apo zgjerohet sistemi i kanalizimit për ujërat atmosferik, të rregullohet shtrati i lumit, pastaj të rregullohet infrastruktura në lagjen e re, si dhe disa kërkesa tjera, për të cilat ka nevojë qyteti dhe të cilat në të njëjtën kohë, i kanë planifikuar edhe qeveria komunale, për vitin e ardhshëm. Ndërsa për investimet e përgjithshme, ata kanë kërkuar që investimet të drejtohen në fushat që ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës. Ndërsa në takimin e mbajtur në Panorc, me banorët e Panorcit, Rudit dhe Garaqevës,  banorët kanë kërkuar që të bëhen edhe pak investime tjera, krahas shkollës që pritet të filloj këtë vit, Kërkesat e tyre ishin për rritjen e kapacitetit të ujësjellësit për Panorc, trotuar, 1600 metra kanalizim dhe dy kilometra rrugë, nëpër lagje, përmes së cilave kompletohet infrastruktura në këto vendbanime.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Kulturore “Anamorava” triumfon në Festivalin Folklorik “Hasi Jehon”

Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën folklorike …