Kryeministri Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe ka uruar festën e Kurban Bajramit

Kryeministri Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe ka uruar festën e Kurban Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës prej ku ka dhënë urimin për festën e Kurban Bajramit.  Ai  uroi të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, për këtë festë, duke shtuar se ndjehet i nderuar me pritjen e bërë nga BIK-u. “Në rrugëtimin tonë të vështirë deri në liri e shtetkrijim, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm, si udhëzues shpirtëror dhe moral. Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam uruar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, duke u lutur së bashku për vepra të mëdha edhe në të ardhmen, për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. E gëzofshim bashkë Kurban Bajramin dhe na priftë e mbara”, shkruan Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …