Brickos

Partia FJALA

Partia FJALA uron festën e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidarë ndaj njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri-tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë.

Haxhilerëve tanë të dashur të cilët ndodhen në vendet e bekuara në Mekë dhe Medinë, ju urojmë shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara të ZOTI dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre. Haxhilerët tanë të dashur, së bashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata janë tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasuri nga i varfëri por se të gjithë janë të barabartë dhe ashtu duhet ta trajtojmë gjithmonë njëri-tjetrin. Të nderuar qytetarë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …