leoni

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka filluar sot vizitën zyrtare në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka filluar sot vizitën zyrtare në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtor, sot ka filluar takimin dy ditore në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, znj. Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj. Në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale. Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti. Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira, të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …