Serbia nuk do ta pranojë asnjë zgjidhjeje të "statusit final" të Kosovës pa përkrahjen dhe miratimin e Rusisë

Serbia nuk do ta pranojë asnjë zgjidhjeje të “statusit final” të Kosovës pa përkrahjen dhe miratimin e Rusisë

Gazeta e Beogradit “Novosti” shkruan se Serbia nuk do ta pranojë  asnjë zgjidhjeje të statusit final të Kosovës pa përkrahjen e Rusisë dhe pa konsultat me zyrtarët e saj më të lartë, në Kremlin. Kjo marrëveshje e fuqishme, themelet e të cilës, i kanë vënë kryetarët e Putin e Vuçiq gjatë takimit në Kremlin në vigjilje të kremtes së Ditës së Fitores, është konfirmuar edhe në takimin e fundit ndërmjet shefave të diplomacive të Rusisë e Serbisë në Soçi. Beogradi gjatë muajve të ardhshëm, të cilët vlerësohen vendimtarë për Kosovën, do ta ketë përkrahjen e plotë të Rusisë për propozimet që do të jepen gjatë bisedimeve me Prishtinën. Po ashtu, nëse ndonjëra nga fuqitë perëndimore do të konsultohet me Rusinë rreth zgjidhjes së nyjës së Kosovës, e të cilën do ta propozonte Beogradi, Moska do ta përkrahte shkruan mes tjerash kjo gazetë e Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …