Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore

Ragmi Mustafa: Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të kësaj pjese për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit. Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Preshevë, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën. Mustafa ka thënë për “Epoka e re” se bashkimi me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinje arrijnë marrëveshje paqësore, nuk mund të kundërshtohet nga askush korrigjimi i kufirit. Tri komunat shqiptare nën Serbi asnjëherë nuk do të heqin  dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …