Nga viti i ardhshëm MASHT planifikon që të angazhojë 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta

Ministria e Arsimit nuk e sheh të arsyeshme paralajmërimin e SBASHK-ut për hyrjen në grevë mësimdhënesve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmërojnë grevë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet kompetente. Kështu ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Por megjithatë, sipas tij, mësimi pritet të fillojë në shtator. Jasharaj shton se po zhagitet çështja e shkuarjes në lexim të dytë në Kuvend, të projektligjit për punëtorët e arsimit shqip në vitet e 90-ta. Ai thotë se nga grevat po pësojnë nxënësit. E këtë çështje, sipas tij, mund ta parandalojë Qeveria dhe Kuvendi. Në anën tjetër Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e shohim të pa arsyeshme grevën. Përndryshe, Projektligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të viteve 1990/99 ka kaluar në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës në majin e këtij viti. Ndërsa pakënaqesitë e SBASHK-ut për Ligjin për Pagat, janë sepse mësimdhënësit sipas sindikatës nuk janë të vlerësuar mirë me koeficient.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …