Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen kërkon nga Thaçi e Vuçiq që të arrijnë marrëveshje brenda këtij viti

Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen kërkon nga Thaçi e Vuçiq që të arrijnë marrëveshje brenda këtij viti

Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen u ka kërkuar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të arrijnë marrëveshje brenda këtij viti. Kjo sipas tij duhet të ndodhë për shkak të zgjedhjeve të reja që ndodhin në BE në muajin mars dhe kjo është periudha kur “treni ndalet”. Kreu i shtetit të Austrisë i cili ka qenë pjesë e panelit ku kanë diskutuar Thaçi e Vuçiq nuk ka folur për korrigjim kufijsh, duke thënë se nuk dëshiron të hyjë në detaje të negociatave. Van der Bellen është pjesëmarrës i Forumit Evropian në Alpbach, ku po marrin pjesë edhe kryetari i Kosovës, i Sllovenisë dhe ai i Serbisë dhe përfaqësues tjerë të lartë të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …