Në orën 08:00, Kryetari Muharremaj viziton AMF-në-Studençan

Sot në orën 08:00, në Ambulanten e Mjekësisë Familjare, në Studençan, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka shkuar për të parë se si fillon një ditë e punës atje. Aty është gjendur vetëm një punonjëse, Kaltrina Përzhaku, i tërë stafi tjetër ka munguar. Kryetari Muharremaj në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Sapo vizitova AMF në Studençan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00”.

“Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …