Komandanti i Bondsteel, Nik Ducich thotë se ka tema më të rëndësishme se transformimi i FSK-së në Ushtri

Komandanti i Bondsteel, Nik Ducich thotë se ka tema më të rëndësishme se transformimi i FSK-së në Ushtri

Nik Ducich është amerikani me origjinë serbe që kohë më parë është bërë komandant i bazës ushatarake amerikane Bondsteel në Kosovë. Ducich duke komentuar për mundësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës, thotë se kjo nuk është temë me rëndësi të madhe. Ka theksuar se për formimin e Ushtrisë, duhen ndryshimet kushtetuese. “KFOR-i e kryen mjaft mirë misionin, dhe mendoj se ka probleme më të rëndësishme sesa nëse transformimi i FSK-së do të ndodhë shpejt ose jo”, ka thënë Ducich. Ai tutje në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është me dialogu. Ducich vlerësoi se misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë. “Ne jemi këtu për të siguruar lirinë e lëvizjes, dhe po punojnë nën rezolutën 1244 të OKB-së”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …