Lëvizja për Bashkim i numëron "humbjet" dhe fitoret e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë

Lëvizja për Bashkim i numëron “humbjet” dhe fitoret e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i ka dalë në përkrahje kreut të shtetit, në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve, siç po e quan ky i fundit. Murati i ka numëruar “humbjet” dhe përfitimet e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë, ndërsa ka thënë se ata që thonë se Kosova humb me këtë ridefinim, po shkaktojnë panik dhe po përpiqen të tmerrojnë njerëzit, e madje, siç thotë ai, po i dezinformojnë qëllimshëm. Kreu i Lëvizjes për Bashkim, thotë se Kosova, me ridefinim të kufijve, humb: “të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë); humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë; humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të; Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen”. Murati më pas ka renditur ato që, sipas tij, i fiton Kosova: “Fiton Kosovën Lindore, fiton funksionalitetin e shtetit, fiton sovranitetin e plotë, fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj., fiton paqen e stabilitetin, fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë, fiton mundësinë për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …