Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë, bëhen bashkë partitë shqiptare në këtë vend

Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë, bëhen bashkë partitë shqiptare në këtë vend

Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë. Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen komunë, ndaj, për atë që do të jetë një ditë historike, aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten. Politikanët shqiptarë pa dallim partiak janë bashkuar dhe dolën së bashku në një konferencë. Genc Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, tha: “Kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë sonë që kërkesat tona politike t’i jetësojmë”. Vitin e kaluar, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për Organizimin Territorial, me të cilin Tuzi bëhet komunë e pavarur me të drejta të plota vetëqeverisëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …