Veseli: Çdo dialog duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti

Kadri Veseli: Asnjëherë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën, ndërsa Kosova Lindore mund t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njërit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë të shtunën në Prizren se kufijtë në Kosovë i ka garantuar gjaku i dëshmorëve të kombit, të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, komandantit legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj e mijëra bashkëluftëtarëve tjerë. Sipas tij, duhet të pas parasysh se shteti i Kosovës është multietnik, ku shumicën dërmuese e përbëjnë shqiptarët, por në të njëjtën kohë Kosova ka obligim ndaj shqiptarëve që jetojnë në të gjithë botën, por më së shumti nevojë kanë qytetarët më të diskriminuar në Evropë, shqiptarët e Kosovës Lindore. I pyetur pë mundësinë që Mitrovica të bëhet pjesë e ndonjë pazari me Serbinë, Veseli është treguar i vendosur në përgjigjen e tij se asnjëherë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën. pasi ajo është e shenjtë. Ata që vetëm e qojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqën për Kosovë, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …