Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj: AAK është kategorik kundër shkëmbimit apo lëvizjes së kufirit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj: AAK është kategorik kundër shkëmbimit territorial apo lëvizjes së kufijve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në tryezën ku është diskutuar sot për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se përkrahin çdo iniciativë që është na favor të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial. Haradinaj ka thënë se partia e tij është kategorik kundër shkëmbimit apo lëvizjes së kufirit. “Nga fillimi jemi kategorik kundër lëvizjes së kufirit. Krejt kjo ka qenë një lazdrimllak i disa të tjerëve që quhen lider se cila pikë duhet të diskutohet e para e cila e dytë. E përsëriti, jemi kategorik kundër ndarjes së territorit dhe që askush nuk ka mandat që ta bëjë këtë. Po ju sigurojë që asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nuk kanë levizë kufijtë. Edhe si aleancë edhe kryeministëri, e kemi thënë tendenca për ndarje të territorit, mund të sjell tragjedi të reja në Ballkan”, ka thënë Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …