Kuvendi i Kosovës e vazhdon sot seancën për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019

Kuvendi i Kosovës është në krizë të vendimarrjes për shkak të bojkotit herë nga opozita e herë nga pozita

Ka dështuar edhe përpjekja e radhës e Kuvendit që të miratojë një dokument për dialogun me Serbinë, një ditë para takimit të tretë të fazës përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi, ku kryetari Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta shtrojë si propozim “korrigjimin” e kufijve. Kriza në vendimmarrje në Kuvend është demonstruar edhe të enjten për shkak të mungesës së konsensusit që të shtyhet përpara iniciativa e pushtetit për delegacionin negociator, dhe ajo e opozitës për rezolutën që synon t’ia ndalojë Thaçit t’i negociojë me Serbinë kufijtë e Kosovës. Opozita më kot ka shpresuar në votat e premtuara të Nismës Socialdemokrate, e cila është pjesë e pushtetit. Zyrtarë të këtij subjekti kanë pranuar se ka qenë lojë e tyre, për t’i çuar mesazh opozitës se nuk mund t’i shtyjnë vetë proceset e rëndësishme, pa konsensus edhe me pushtetin. Derisa koalicioni qeveritar ka vendosur t’u rikthehet seancave të rregullta të Kuvendit prej 13 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar organizimin e protestave, me synimin që pjesë të tyre ta bëjë edhe LDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …