Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Kryetari Thaçi thotë se korrigjimi i kufijve është vetëm përmirësim i padrejtësive historike që kanë ndodhur

Marrëveshja e paqes mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të hapë kurrfarë Kutie të Pandores, sipas Thaçit, sepse nëse ajo arrihet, bëhet me pajtim ndërshtetëror dhe ka legjitimitet të plotë. “Korrigjimi i kufijve është vetëm përmirësim i padrejtësive historike që kanë ndodhur”, ka thënë ii. Kryetari ka deklaruar se Kosova nuk duhet t’ia qaj hallin askujt, por duhet ti shoh interesat e veta. “Nëse shohim dhe krahasojmë deklaratat e liderëve të tërë vendeve shqiptare, shumë pak kanë besuar në pavarësinë e Kosovës, por ajo ndodhi. Të interpretuarit e politikes ndërkombëtare, sipas mentalitetit lokal dhe provincial, i ka kushtuar gjithmonë popullit shqiptar”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se marrëveshjen do ta vulosin vetë qytetarët e Republikës së Kosovës me referendum popullor. “Me qëllim madhor sot është anëtarësimi në NATO, BE dhe OKB, sesa fitimi i një grumbullimi të votave më shumë”, ka thënë i pari i shtetit. Duke nënshkruar marrëveshjen, sipas kryetarit Thaçi, Serbia do ta njoh shtetin e Kosovës. “Do të hapet rruga e sigurt e Kosovës për anëtarësime. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …