Sabri Kiçmari

Ambasadori, S. Kiçmari ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit, Haradinaj lidhur me punën e ambasadorëve

Ambasadori i Kosovës, në Australi, Sabri Kiçmari, shkruan se ai personalisht nuk ka kërkuar asnjë herë instruksione nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga Kryeministri për dhjetë vite të shërbimit të tij si ambasador, mbi pesë vite në Austri dhe afër pesë vite në Australi. Në mbrojtje të dinjitetit tim profesional shfaqë indinjatën time publike ndaj deklaratës mosmirënjohëse të kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dëshiroj të bëjë me dije se personalisht nuk kam kërkuar asnjë herë instruksione nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga Kryeministri për dhjetë vite të shërbimit tim si ambasador (mbi pesë vite në Austri dhe afër pesë vite në Australi). Por, në deklaratën e Kryeministrit Haradinaj shpërfaqet padituria e tij për detyrat e ambasadorëve dhe sidomos për mënyrën se si informohen dhe informojnë ata. Dua ta informoj kryeministrin se në rrafshin teorik dhe praktik ambasadorët i kryejnë pesë funksione kryesore: Përfaqësojnë Republikën, negociojnë në emër të Republikës, vëzhgojnë dhe informojnë në lidhje me zhvillimet në vendin pranues, i mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës dhe punojnë në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …