NIS ASFALTIMI I RRUGËS SË PËRLEPNICËS NË GJILAN

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të hënën ka inauguruar fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Ky projekt kap shifrën 384,570.49 € dhe parashihet të përfundojë për 180 ditë. Realizimi i tij financohet nga Ministria e Infrastrukturës, rrjedhojë e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me komunën e Gjilanit. Asfaltimi i kësaj rruge është vazhdimësi e projekteve në kuadër të fondit 42 milionësh, që Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paraparë për ndihmë të komunave në përmirësim të infrastrukturës lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …