“Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore”, Krasniqi: Përmes këtij raporti vlerësohet përparimi i reformave të politikave pro-konkurruese në krahasim me vendet e Ballkanit

Përmirësimi i konkurrueshmërisë është një ndër elementet kryesore për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, u tha në prezantimin e raportit “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për politikat 2018”, publikim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) rreth politikave ekonomike në rajonin e Evropës Juglindore. Arbëreshë Krasniqi, ushtruese e detyrës së ministres në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha se dokument i cili përmban 17 fusha apo dimensione të plotësuara mes aktereve të Kosovës dhe përfaqësueseve të OECD është  një nga publikimet kryesore të OECD-së dhe një nga vlerësimet më të gjera të politikës ekonomike në rajonin e Evropës Juglindore. “Ky publikim përcakton një agjendë të qëndrueshme të reformës strukturore për konkurrencë më të madhe ekonomike në Evropën Juglindore dhe mbështet dokumentet dhe proceset e tjera strategjike siç janë Raportet e Progresit të Komisionit Evropian dhe Programet e Reformës Ekonomike”, tha Krasniqi. Krasniqi vlerësoi se përmes këtij raporti mund të vlerësohet përparimin e reformave të politikave pro-konkurruese në krahasim me vende të Ballkanit Perëndimor si: Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Seria dhe Mali i Zi, në 17 fusha të politikave, si në ato të: investimeve dhe promovimit, politikave tregtare, qasjes në financa, politikave fiskale, të konkurrencës, ndërmarrjet shtetërore, arsimi dhe kompetenca, politikat e punësimit, shkencë teknologji dhe inovacion, shkenca digjitale, transporti, energjia, politikat e ambientit, bujqësia, turizmi, shërbimet publike dhe politikat anti korrupsion. “MTI përmes KIESA-s si koordinatore e këtij procesi, në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe joqeveritare, ka bërë grumbullimin e të dhënave dhe takimeve bashkërenduese në secilën nga përfaqësuesit e institucioneve të involvuara në këto procese. Informacionet e mbledhura janë dërguar përfaqësueseve të OECD ku edhe janë bërë vlerësimet nga ana tyre. Tanimë jemi në fazën e publikimit të raportit 2018, të cilin nëse e krahasojmë me atë të fundit të publikuar në vitin 2016 del që ka treguar progres, mirëpo prapë se prapë mbetet shumë për t’u bërë në implementimin e këtyre politikave. Ne njëherësh i sigurojmë përfaqësuesit e OECD se do të angazhohemi në maksimum për implementimin e rekomandimeve e sidomos të atyre që kemi ngecje dhe me shpresë se në publikimin e radhës do të jemi në nivel më të lartë sesa në këtë vit”, tha Krasniqi. Ushtruesja e detyrës së ministres, Arbëreshë Krasniqi theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  përmes programeve konkrete  vazhdon të punojë në ngritjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve kosovare. “Si akter i drejtpërdrejtë në rezultatet dhe rekomandimet e publikimit, me kënaqësi e shfrytëzojmë këtë mundësi t’ju urojmë mirëseardhje në këtë ngjarje. Nga të pranishmit presim që në fund të këtij takimi  të marrim rekomandimin e publikimit me qëllim të përmirësimit të dimensioneve për aty ku mund të jeni evidentuar hapësira për përmirësim”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …