Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e rikonfirmon se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret pë

Inkurajohet Parlamenti Evropian dhe Këshillii i Ministrave për t’i hequr vizat qytetarëve të Kosovës

Përderisa çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës ka kaluar në Komitetin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, tani është hapur rruga për fillimin e trialogut mes Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave. Ende nuk është bërë publike nëse kanë filluar këto bisedime, mirëpo Kosovës i mbetet të kalojë edhe dy votime të rëndësishme – atë të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Ministrave për të fituar liberalizmin e vizave. Ndërkohë që Komisioni Evropian në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave për të ecur përpara në propozimin për heqjen e vizave për Kosovën. “Kosova ka bërë përparim të madh gjatë dy vjetëve të fundit dhe është e rëndësishme që zbatimi i të gjitha standardeve të vazhdojë. Komisioni tani inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin për të ecur përpara në propozimin e Komisionit për heqjen e kërkesave për vizat për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …