Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se po të vareshin vizat nga Parlamenti Evropian lëvizja e lirë e qytetarëve tanë do të ndodhte që në legjistraturën e parë të Pavarësisë. “Sikur vizat të vareshin nga Parlamenti Evropian, jam i bindur se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës do të ndodhte që në legjistraturën e Pavarësisë së Kosovës. Pasi PE-ja është i vetmi institucion i BE-së që në vitin 2008 e ka njohur Pavarësinë e Sovranitetin e Republikës së Kosovës! Kjo është e ditur. Ishte politika e shteteve të ndryshme Evropiane që e penguan ketë çështje të rëndësishme për qytetarët tanë, të cilët i lan padrejtësisht në një geto. Ky veprim nismëtar i PE-së (i vonuar nga politika), nuk ka dyshim, duhet përshëndetur me gjithë mend! Të shpresojmë që institucionet e tjera do të ecin në këto gjurmë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …