Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Opozita në Drenas: Ramiz Lladrovci mbylli tri shkolla për teke të tija personale

Komuna e Drenasit nuk e përfill rekomandimin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, që tri shkolla, paralele të ndara, në Abri të Epërme, në Godanc dhe në Gjergjicë të rihapen dhe rreth 150 nxënës t’u kthehen bankave të shkollës. Prindërit e nxënësve kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla të tjera. Edhe pas gati dy javësh nga fillimi i vitit shkollor rreth 150 nxënës të Abrisë së Epërme, të Godancit dhe të Gjergjicës së komunës së Drenasit akoma nuk e kanë filluar mësimin për shkak se shkollat në këto fshatra janë mbyllur. Komuna e Drenasit ka vendosur që të mbyllë paralelet e ndara në Abri të Epërme (Lagjja “Muliqi”) në Godanc dhe në Gjergjicë, duke u arsyetuar me mungesë të buxhetit, por edhe për numër të vogël të nxënësve. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur kategorik se shkollat tashmë janë mbyllur dhe se ato nuk do të rihapen pas një vendimi për fuzionimin e shkollave, duke u bazuar, siç ka thënë Lladrovci, në ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Mbajtja e dy palë zgjedhjeve në një ditë është kërcënim i dobët nga Vetëvendosje

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka hedhur poshtë mundësinë që zgjedhjet lokale dhe ato nacionale të …